Lajme
FOTO| Departamenti amerikan i Mbrojtjes shpërndan fotot e Forcave Speciale duke e stërvitur ushtrinë e Kosovës
Demokracia
23:31 | 30 Mars 2022

Share:

Departamenti (Ministria) i Mbrojtjes në Qeverinë e SHBA-së ka shpërndarë disa pamje të FSK-së duke u stërvitur bashkë me ushtarët amerikanë.

Siç thuhet përmes fotografive të shpërndara në rrjetin social Facebook, stërvitjet janë bërë në Prishtinë, përcjell Demokracia.com.

Ushtarët amerikanë që kanë marrë pjesë në stërvitje janë Grupi i Forcave Speciale.

“Ushtarët amerikanë nga Grupi i 10-të i Forcave Speciale dhe Forcat e Sigurisë së Kosovë kanë marrë pjesë në një stërvitje në Prishtinë, Kosovë”, thuhet në këtë postim.

Vlen të përmendet se ushtria amerikane dhe FSK vazhdimisht zhvillojnë stërvitje së bashku./Demokracia.com/

Të ngjashme