Lajme
FOTO| Dardan Krivaqa dërgohet me antiplumb në gjykatë
Demokracia
10:26 | 14 Korrik 2022

Share:

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, janë dërguar para Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Ata akuzohen për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani.

Krivaqa është sjell me antiplumb brenda sallës së gjyqit.

Prokuroria Themelore në Ferizaj në fund të muajit të kaluar ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, me datë 22 Gusht 2021, të pandehurit Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu, me dashje dhe në bashkëkryerje e privojnë nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me çka në bashkëkryerje kryejnë veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Të ngjashme