Lajme
FOTO| Bojken Abazi i fut “hundët” edhe në përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të RTK-së
Demokracia
17:19 | 11 Janar 2023

Share:

Kandidati më i vlerësuar për pozitën e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Adi Krasta, i cili është ditur që po ia mësyn RTK-së sapo mori nënshtetësinë kosovare, është parë nën shoqërimin e kryeministrit Albin Kurti dhe të besuarit të LVV-së në Shqipëri, Bojken Abazit.

Në disa fotografi të siguruara nga Demokracia.com, Krasta dhe pretenduesi për pozitën e drejtorit të RTK-së, Rilind Gërvalla, shihen me funksionarë shtetërorë të VV-së.

Në anën tjetër, synuesi i postit të drejtorit të televizionit në RTK, sipas fotografive, del edhe në ecje me Bojken Abazin dhe aktivistë të VV-së. Abazi i VV-së shihet vazhdimisht nën shoqërimin e dy kandidatëve për pozita të larta të Radio Televizionit.

Krasta është kandidati më i vlerësuar për pozitën e zëvendësdrejtorit të RTK-së, mirëpo ai nuk mund ta ushtrojë këtë rol pa përfunduar faza e ankesave.

Dy muaj përpara kësaj, Krasta është “shpërblyer” nga Presidenca edhe me pasaportë të Kosovës. Vetëm një muaj pas pajisjes, moderatori i njohur shqiptar arriti ta “fitojë” garën për pozitën e të dytit të Radiotelevizionit të Kosovës. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024
Lajme • 05 Maj 2024