Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona mbrëmë rreth orës 21:00 në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh thuhet se Njësia për Reagim të Shpejtë ka ndaluar një veturë me targa vendore, ku më pas ka arrestuar tre personat e dyshuar pasi gjatë kontrollit në veturën me të cilën ishin duke udhëtuar ata janë gjetur dhe konfiskuar 110 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
“POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE/Prishtinë 08.04.2023-21:00, Nga Njësia për Reagim të Shpejtë (NRSH), kanë ndaluar një veturë me targa vendore, janë arrestuar tre (3) të dyshuar meshkuj kosovar pasi gjatë kontrollit në veturën me të cilën ishin duke udhëtuar ata janë gjetur dhe konfiskuar 110 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Është njoftuar edhe antidroga e PK-së dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit në Prishtinë janë gjetur dhe konfiskuar edhe 1810,5 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë “, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Demokracia.com/