Lajme
FOTO| Aksident tragjik në Itali, vdes një shqiptar
Demokracia
21:31 | 09 Dhjetor 2022

Share:

Një 60 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Itali. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Teramo. Agron Gjata, banues në Controguerra tentoi të parakalonte me Nissan Juke-n e tij por preku një furgon dhe u përmbys disa herë.

Më pas mjeti i 60 vjeçarit u përplas me një tjetër makinë.

Mediat italiane shkruajnë se 60-vjeçari ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

WhatsApp_Image_2022-12-09_at_20.06.33.jpeg
WhatsApp_Image_2022-12-09_at_20.07.11.jpeg

Të ngjashme