Lajme
FOTO| Aksident mes tri veturave në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Demokracia
18:55 | 23 Shtator 2022

Share:

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Pejë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 15:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, tha ai.

Krasniqi shtoi më tej se njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025