Një aksident mes një veture dhe një kamioni ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Në fotografitë të cilat kanë ardhur në adresë të Demokracia.com shihet se një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në afërsi të Liqenit të Badocit.
Sipas informacioneve në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
Demokracia.com ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë detaje lidhur më rastin./Demokracia.com/