Lajme
FOTO| Aksident mes dy veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Demokracia
12:33 | 16 Shtator 2022

Share:

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 11:00, në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku  janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person  është lënduar”, tha Ahmeti.

Ajo tha më tej se me rastin po merret njësiti i trafikut./Demokracia.com/

Të ngjashme