Lajme
FOTO| 3 mijë e 335 veta kanë aplikuar për 50 vende pune në MPB, radhë të gjata para objektit të Fakultetit Juridik e Ekonomik
Demokracia
14:29 | 17 Shtator 2022

Share:

Vetëm në një konkurs të hapur në gusht të këtij viti nga Ministria e Punëve të Brendshme për 50 vende të lira pune për pozitën “Zyrtar administrativ”, kanë aplikuar 3 mijë e 335 kandidatë.

Kjo tregon se niveli i papunësisë në vend është në shkallë të lartë, shkruan Demokracia.com.

Radhë të gjata të qytetarëve janë krijuar të shtunën para objektit të Fakultetit Juridik dhe Ekonomik, ku po mbahet testi me shkrim për grupin e dytë të aplikantëve për 50 pozitat, për të cilat ka hapur konkurs Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike e ku nuk kërkohej diplomë universitare.

Demokracia.com ju sjell fotografi nga vendi i ngjarjes:

MPB ka treguar se numri i personave që kanë plotësuar kriteret dhe janë ftuar për testim. Numri është tejet i madh, pra për 50 vende kanë aplikuar 3 mijë e 335 kandidatë.

Testi po mbahet në objektin e Fakultetit Juridik dhe Ekonomik – Universiteti i Prishtinës.

 

Të ngjashme