Kuriozitete
Foshnja lind me flokët tërësisht të “thinjura”, befason mjekët
Demokracia
09:13 | 18 Nëntor 2022

Share:

Ai u quajt “Princi i Vogël”. Një foshnjë e adhurueshme befasoi mjekët në Hungari për shkak të flokëve gri me të cilat lindi.

Kur lindi ky djalë, mjekët menduan se ai ishte albino, por rezultoi se flokët e tij thjesht nuk kishin pigment. Megjithëse flokët e tij të thinjur fillimisht iu atribuuan stresit pas lindjes, Dr. Zoltan Kumer e mohon këtë mundësi.

Për këtë rast shprehën mendimin e tyre mjekë nga e gjithë bota, të cilët përgjithësisht besojnë se flokët e tij aktualisht janë pa pigment dhe se do të errësohen pas disa vitesh.

Në përgjithësi, foshnjat zhvillojnë melaninë ndërsa rritja dhe zhvillimi i tyre përparon. Kjo është arsyeja pse ata kanë lindur me sy blu dhe flokë bjonde.

Të ngjashme