Lajme
Foshnja e pajetë prej 1 muaji në valixhe, mjekia neuro-psikiatre: E ëma thotë që e ka lindur dikush tjetër
Demokracia
12:35 | 02 Maj 2022

Share:

Mjekia neuro-psikiatre Nikolina Bode shprehet se familjarët e kanë konstatuar shtatzëninë e 40-vjeçares në muajin dhjetor të vitit të kaluar, atëherë kur shtatzënia ka qenë e dukshme.

Ata kanë tentuar ta vizitojnë por 40-vjeçarja ka kundërshtuar. Gruaja sipas mjekes është diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor 3 vite më parë por nuk pranonte të mjekohej.

Sipas mjekes , gruaja vuan nga çrregullime serioze të shëndetit mendor psikotike për shkak të të cilave ajo ka humbur lidhjen me realitetin. Ajo është marrë në pyetje, por përgjigjet kanë qenë kryesisht të paqarta. Po ashtu, bëhet e ditur se 40-vjeçarja ka thënë se fëmijën e ka lindur dikush tjetër dhe jo ajo.

NGJARJA

Një dramë e vërtetë ka ndodhur në familjen Hasimllarinë Korçë, ku një grua futi foshnjën e porsalindur në një valixhe dhe e la aty derisa u zbulua nga i shoqi. Për mediat, fqinjët konfirmojnë që gruaja ka probleme të shëndetit mendor, por shtojnë se më shumë detaje rreth fëmijës apo shtatzënisë nuk dinë.

“Është e sëmurë, shumë e sëmurë. Banon në kat të dytë. Nuk e di a ishte shtatzënë. I shoqi rri në Greqi, edhe erdhi. Vete e vjen, po këtu ishte dje. Ashtu ka qenë ajo edhe më përpara. Ajo ka një djalë, po edhe atë s’e ka mirë,” tregon një e moshuar që jeton në të njëjtin pallat me nënën e fëmijës.

Kujtojmë se trupi i pajetë i foshnjës është gjetur nga bashkëshorti Klodi Hasimllari, i cili kishte një muaj që ishte kthyer nga Greqia. Ai ka treguar në polici se foshnjën e pajetë e gjeti pasi konstatoi aromë të rëndë nga dollapi.

Bashkëshorti i ka thënë policisë se kishte më shumë se një vit që nuk ishte kthyer në shtëpi dhe se fëmija që gjeti të pajetë nuk ishte i tij. Çifti ka dhe një fëmijë tjetër, 15 vjeç. Nëna e fëmijës vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është dërguar në maternitet për ekzaminime të mëtejshme.

Të ngjashme