Lajme
Foshnja e lindur nën gërmadha të tërmetit në Siri, është në gjendje të mirë
Demokracia
22:38 | 07 Shkurt 2023

Share:

Vajza e porsalindur, fotografia e së cilës u bë virale pasi ajo ishte shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese në veriperëndim të Sirisë pas tërmetit të së hënës, është në gjendje të qëndrueshme.

Kështu deklaroi një mjek nga në spital në Afrin, aty pranë.

U raportua se nëna e foshnjës e filloi lindjen menjëherë pas fatkeqësisë dhe e solli atë  në jetë para se të vdiste. Babai i saj, katër vëllezërit e motrat dhe një hallë u vranë gjithashtu nga tërmeti.

Pamjet dramatike nga momenti i shpëtimit të foshnjës treguan një burrë që e mbante, teksa ajo shihej e mbuluar me pluhur pasi u tërhoq nga gërmadhat në Jidayris, qytet i kontrolluar nga opozita afër kufirit turk në provincën Idlib.

 

 

Të ngjashme