Presidentja e Komisionit Europian në forumin “Global Gateway”, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama u shpreh se janë 300 mld Euro të propozuara nga ekipi i Europës, për të financuar sfidat dhe prioritetet e zhvillimit.
“E dimë që 18 ditë më parë një sulm i tmershëm nga Hamasi kundër Izraelit ka nxitur edhe më shumë konflikte, vuajtje në rajon. Rusia po zhvillon një luftë agresioni. Jemi në një krizë të klimës. Ende po marrim veten nga pandemia që shkatërroi jetën, tregëtinë. Këto janë sfida të mëdha që kërkojnë bashkëpunimin tonë. Fati i brezave të tashëm dhe të ardhshëm varet nga cilësia e infrastrukturës që na lidh të gjithëve. Investime në infrastruktuën digjitale, për të pajisur më mirë punonjësit me pajisje që përputhen me punët e së nesërmes dhe ja pse ekipi i Europës ka propozuar programin më të madh europian të investimeve globale ndonjëherë që e quajmë porta globale. Eshtë një program prej 300 miliardë Eurosh për të financuar dhe për të ndërtuar infrastrukturë të pastër.”
Ndër të tjera komisionerja dha detaje të tjera për portalin global ku tha se janë të vendosur për të kaluar çdo pengesë dhe pret bashkëpunim nga të gjithë që efektet të jenë më të mëdha.
“Portali global ka përmasat për të sjellë një ndryshim, paraqet një qasje të re ndaj projekteve dhe është e rëndësishme se ka të bëjë me dhënien e zgjedhjeve për vendeve sepse për shumë vende alternativat e investimeve janë të kufizuara pasi vijnë me gjurmë të vogël dhe me çmim të lartë. Sillen punonjës të huaj dhe ndonjëherë sovraniteti kombëtar kompromentohet. Ne në Europë kemi një interes të qartë strategjik për të përballuar sfidat globale dhe një virus që nuk njeh kufi e njëjta gjë vlen edhe për luftën. Ne e dimë se siguria jonë ndërtohet mbi sigurinë tuaj dhe e anasjellta. Rezistenca jonë është më e madhe, ju miqt tanë jeni më rezistent dhe kështu në do të fitojmë të gjithë dhe prezantimi. Ne jemi të vendosur të tejkalojmë çdo pengesë së bashku, kontributi juaj dhe këshillat tuaja janë shumë të nevojshme. Ndaj pres të punojmë së bashku.