Sport
Fortesa Orana dhe Vlera Qerimi përfundojnë të pestat në Evropianin e karatesë
Demokracia
17:49 | 11 Maj 2024

Share:

Fortesa Orana dhe Vlera Qerimi garuan sot për medaljet e bronzta në Kampionatin Evropian të karatesë.

Orana dhe Qerimi nuk kishin fat në Evropianin e karatesë që po mbahet në Zarë të Kroacisë, duke përfunduar në vendet e pesta.

Orana pësoi humbje për medaljen e bronztë në kategorinë mbi 68 kilogramë, kurse Qerimi u mposht në kategorinë deri në 68 kilogramë.

Pavarësisht humbjeve, vendi i pestë në Evropian vlerësohet sukses për vashat tona, të cilat dëshmuan se me pak fat kanë mundur të jenë në podium.

Të ngjashme