Sport
Formula 1: Mercedes dominon provat e lira në Sochi
Demokracia
11:45 | 24 Shtator 2021

Share:

Në pistën e Sochi kanë nisur sot provat e lira të vlefshme për Çmimin e Madh të Rusisë në Formula 1.

Më i shpejti në pistë ishte finlandezi i Mercedes, Valtteri Bottas, që kishtekohën 1’34”427. Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës, Lewis Hamilton.

Duket se makina gjermane përshtatet mjaft mirë me këtë pistë, pasi ka triumfuar gjithnjë në Sochi që kur kjo pistë ka hyrë në kalendarin e Formula 1.

Në vendin e tretë u rendit Max Verstappen me Red Bull, dy të dhjetat më i ngadalshëm se Mercedes. Mirë u paraqit edhe Charles Leclerc me Ferrari i katërti, i vetmi nga pilotët e tjerë që rivalizoi me tre të parët. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024