Analisti Lulzim Peci, në emisionin “Click” në RTV21, tha se nëse do të bëhej një qeveri e gjerë, do të duhej të rregulloheshin dy çështje.
Sipas tij, do të duhej të ndryshohej Kushtetuta në lidhje me mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të vendit.
“Unë mendoj se duhet të ndërrohet kjo formë, sepse po sjell jostabilitet politik zgjedhja e presidentit nga parlamenti, pasi mund ta dërgojë vendin në zgjedhje”, tha ai.
Gjithashtu, Peci theksoi se duhet të ndryshohet Kushtetuta sa i përket kryetarit të Kuvendit.
“Sepse mund të biem në një situatë të tillë që kryesinë e Kuvendit ta ketë një parti në opozitë”, tha Peci.