Sport
Formacioni i mundshëm i Kosovës sonte ndaj Lituanisë
Demokracia
09:32 | 24 Mars 2021

Share:

Kosova sonte zbret në fushën e stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për ta zhvilluar një ndeshje miqësore me Lituaninë, shkruan Demokracia.com.

Kjo ndeshje i paraprinë dy sfidave të radhës që i zhvillon në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku ndeshet me Suedinë dhe Spanjën.

Përkundër që ndeshja është miqësore trajneri Bernard Challandes, pritet të zbresë në fushë me ekipin më të mirë, kjo për faktin se ka kohë të gjatë që nuk luajnë bashkë dhe kanë nevojë të jenë në fushë.

Amir Rrahmani mungon për shkak të lëndimit dhe atë pritet ta zëvendësoi Ibrahim Drsevic, derisa në formacion rikthehet edhe Milot Rashica pas një mungese të gjatë.

Më poshtë mund ta shihni formacionin e mundshëm të Kosovës. /Demokracia.com

 

Të ngjashme