Sport
Formacioni i mundshëm i Ballkanit kundër Sivassporit, Daja pritet të startojë me 11-shen e njëjtë sikur në Turqi
Demokracia
10:48 | 13 Tetor 2022

Share:

Ballkani sonte e zhvillon ndeshjen e katërt në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës kundër Sivassporit të Turqisë.

Ballafaqimi i Grupit G në Ligën e Konferencës luhet nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” i cili pritet të jetë i stërmbushur, raporton Demokracia.com.

Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja konfirmoi mungesën e kapitenit Edvin Kuq dhe Veton Tushës në konferencën e mbajtur për media të martën (dje).

Ai gjithashtu pohoi se ai do të llogarisë në grupin e futbollistëve që u aktivizuan edhe në sfidën e parë në Turqi.

Sfida e Ballkani kundër Sivassporit do të transmetohet direkt në këtë kanal televiziv

Daja pritet të startojë me Frashërin në portë, Armend Thaqin, Sinanin, Jashanicën e Astrit Thaqin në mbrojtje.

Mesfusha pritet të përbëhet nga Dellova, Zyba e Emërllahu, kurse në Korenica, Krasniqi e Rrahmani pritet t’i prijnë fazës sulmuese.

Formacioni i mundshëm i Ballkanit: Frasheri; Ar. Thaqi, Sinani, Jashanica, As. Thaqi; Dellova, Emerllahu, Zyba; Korenica, Krasniqi, Rrahmani

Formacioni i mundshëm i Sivassporit, sipas mediave turke: Vural; Paluli, Goutas, Osmanpasa, Ciftci; Ulvestad, Yalcin; Yesilyurt, Saba, Gradel; Yatabare./Demokracia.com/

Të ngjashme