Këtë mesjavë janë zhvilluar ndeshjet e para çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Kryendeshjen e kësaj faze të zhvilluar në “Alfredo di Stefano” e ka fituar Real Madridi 3:1 përballë Liverpoolit.
Përballja tjetër interesante ishte edhe ajo e zhvilluar mbrëmë ndërmjet Bayern Munichut dhe Paris Saint-Germainit që u mbyll me fitoren e francezëve 2:3.
Chelsea gjithashtu mori një fitore të madhe në udhëtim 0:2 ndaj Portos, kurse edhe Manchester City triumfoi në shtëpi kundër Borussia Dortmundit.
Sajti i njohur “Whoscored.com” ka publikuar formacionin e javës të ndeshjeve të para çerekfinale.
Pavarësisht humbjes nga PSG-ja, Bayern Munich dominon me tre lojtarë në këtë 11-she. Choupo-Moting, Kimmish dhe Pavard janë tre lojtarëve bavarezë në formacionin më të mirë.
Në sulm nuk ka si të mungonte talenti francez, Kylian Mbappe që realizoi dy herë për PSG-në në “Allianz Arena”.
“Gardiani” më i dalluar i portës u zgjodh Mendy i “Bluve” të Londrës.
KY ËSHTË FORMACIONI MË I MIRË, SIPAS “WHOSCORED.COM”: