Sport
Formacioni i javës në Champions nga UEFA, asnjë lojtar i Villarrealit
Demokracia
14:39 | 14 Prill 2022

Share:

Liga e Kampionëve e ka publikuar formacionin më të mirë të javës për ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale.

Në mesin e 11 futbollistëve më të dalluar të kësaj faze nuk figuron asnjë lojtar i Villarrealit, skuadrës që u kualifikuar në gjysmëfinale, shkruan Demokracia.com.

Në portë u zgjodh Ederson i Manchester Cityt, kurse Rudiger, Renildo, Stones, Walker e Tsimikas janë mbrojtësit më të mirë nga UEFA Champions League.

Mesfushën e përbëjnë treshja, Mount, Modriq e Ramos, e në sulm UEFA ka përzgjedhur Wernerin dhe Firminon.

Villarreali e eliminoi Bayern Munichun me rezultat të përgjithshëm 2:1, pas barazimit 1:1 në Mynih.


Gjysmëfinales iu bashkua edhe Real Madridi, Liverpooli e Manchester City që “rrëzuan” Chelsean, Benficën e Atletico Madridin.

Manchester City – Real Madrid është ndeshja e parë gjysmëfinale e cila zhvillohet në ‘Etihad’ më 26 maj. Ndeshja e kthimit luhet më 4 maj.

Liverpool dhe Villarreal luajnë ndeshjen e parë në “Anfield” më 27 prill, kurse ndeshjen e kthimit më 3 maj në “La Ceramica”./Demokracia.com/

Të ngjashme