Sport
Formacioni i Glihas te Kosova, ja ndryshimet nga ai me Challandes
Demokracia
10:15 | 09 Nëntor 2021

Share:

Kosova nesër do ta zhvillojë testin e parë nën udhëheqjen e trajnerit të ri Primozh Gliha.

Dardanët do të përballen në një takim miqësore me Jordaninë, ndërsa tri ditë më vonë ballafaqohen në Athinë me Greqinë, në kuadër të kualifikimeve për Botëror, shkruan Demokracia.com.

Këto dy ndeshje i janë besuar trajnerit slloven Primozh Gliha para se FFK të vendos përfundimisht se kujt t’ia jap bankinën dardane.

Por cilat pritet të jenë ndryshimet e Glihas nga ai me Challandes.  Në bazë të listët së ftuar të lojtarëve nuk shohim pothuaj asnjë risi përveç disa mungesave, kështu që edhe nuk pritet të kemi ndryshime të mëdha.

Me Jordaninë në krahun e djathtë të mbrojtjes në mungesë të Hadergjonajt pritet të zhvendoset Vojvoda. Në qendër të mbrojtjes luajnë Rrahmani me Fazlijin ndërsa i majtë është Aliti.

Para mbrojtjes këtë herë pritet të luajë Shala pasi mungon Dresevic, derisa pjesa ofensive pritet t’i takojë, Loshajt, Rashicës, Rashanit, Berishës e Vedat Muriqit.

Më poshtë mund ta shihmi formacionin e mundshëm të Kosovës në sfidën e nesërme: /Demokracia.com

Të ngjashme