Manchester City e ka zyrtarizuar Erling Haalandin si futbollistin më të ri të skuadrës.
Trajneri Pep Guardiola nga sezoni i ri do të ketë një skuadër të kompletuar sa i përket sulmit, përcjell Demokracia.com.
Erling Haaland nga 1 korriku do t’i bashkohet në stërvitje klubit të Cityt kur priten të jenë skuadër e frikshme.
Kështu, mediat angleze kanë publikuar një formacion të mundshëm se si do të duket 11-shja e Cityt me Haalandin në sulm.
Sipas mediave në Ishull, treshja e sulmit te City në edicionin e ardhshëm do të jetë Foden – Haaland – Mahrez.
Ky është formacioni i mundshëm i Manchester Cityt në edicionin e ri: