Sport
Formacionet zyrtare të Llapit dhe Gjilanit
Demokracia
14:24 | 05 Prill 2023

Share:

Sot me fillim nga ora 15:00 stadiumi “Zahir Pajaziti” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes KF Llapit dhe skuadrës së Gjilanit.

Përballja e sotme është e vlefshme për ndeshjen e parë mes këtyre dy klubeve në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Për ta siguruar biletën drejt gjysmëfinales, Llapi në çerekfinale e mposhti Malishevën 3:2, kurse Gjilani e eliminoi Trepçën ’89 duke e mposhtur me rezultat bindës 5:1.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin mars të këtij viti, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 2:2.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Llapi 

GJILANI 

Të ngjashme