Sport
Formacionet zyrtare të Gjeorgjisë dhe Norvegjisë
Demokracia
17:27 | 28 Mars 2023

Share:

Sot me fillim nga ora 18:00 stadium “Adjarabet Arena” do të jetë nikoqir i përballjes mes Gjeorgjisë dhe Kombëtares së Norvegjisë, e vlefshme kjo për xhiron e dytë të fazës së grupeve të ciklit kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.

Për Gjeorgjinë kjo do të jetë ndeshja e parë në kuadër të këtij cikli kualifikues, kurse Norvegjia në xhiron e parë u mposht 3:0 nga Spanja, raporton KosovaPress.

Gjeorgjia dhe Norvegjia pozicionohen në Grupin A të këtyre kualifikimeve, së bashku me kombëtaret e tjera si Spanja, Skocia dhe Qipro.

Takimi i fundit mes lëtyre dy kombëtareve daton në muajin maj të vitit 1999, ku asokohe Norvegjia regjistroi fitore me rezultat minimal 1:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët tanimë kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Gjeorgjia (3-5-2): Mamardashvilli; Tabidze, Kashia, Kvirkvelia; Azarovi, Aburjania, Kvekveskiri, Davitashvilli, Kakabadze; Kvaratskhelia, Mikautadze

Norvegjia (4-3-3): Nyland; Pedersen, Strandberg, Ostigard, Meling; Odegaard, Berg, Aursnes; Solbakken, Sorloth, Elyounoussi

Të ngjashme