Sport
Formacionet zyrtare Shqipëri-Andorrë, kuqezinjtë kërkojnë ta mbyllin me fitore
Demokracia
19:40 | 15 Nëntor 2021

Share:

Tashmë kur i ka humbur të gjitha shanset për kualifikim tutje në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, Kombëtarja e Shqipërisë kërkon që ta mbylle me fitore këtë cikël kualifikues dhe do të përballët sonte me Andorrën.

Ndeshja fillon nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe vendi i tretë është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë ka thënë para ndeshjes trajneri Edi Reja andaj ka kërkuar maksimumin nga lojtarët e tij, përcjellë KosovaPress.

Pozitën e tretë Shqipërisë ia rrezikon Hungaria që ka vetëm një pikë më pak, pra 14 në vendin e katërt dhe sonte përballet me Poloninë në po të njëjtën orë.

Këto janë formacionet zyrtare:

Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Mihaj, Dermaku, Hoxhallari; Roshi, Ramadani, Laci; Uzuni, Seferi, Çekiçi

Andora: Gomes; Nicolas, Llovera, Garcia, Alavedra, Cervos; Martinez, Vierira, Pujol, Alaez; Rosa

Të ngjashme