Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së fundit të ditës së sotme në La Liga.
Real Madridi dhe Granada do të sfidohen në kuadër të javës së 23-të në elitën e futbollit spanjoll, shkruan Demokracia.com.
Real Madridi është favorit absolut për të triumfuar në këtë sfidë, ndonëse edhe mysafirët kanë udhëtuar për befasi.
Myrto Uzuni, sulmuesi i Kombëtares shqiptare që u transferua ditë më parë, do ta nis takimin nga minuta e parë për Granadën.
Ndeshja në “Santiago Bernabeu” nis nga ora 21:00.
Formacionet zyrtare:
Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Modriq, Asensio, Marcelo, Rodrygo, Isco, Camavinga.
Granada: Maximiano, Gonalons, Milla, German, Suarez, Puertas, Neva, Quini, Uzuni, Torrente, Collado./Demokracia.com/