Sport
Formacionet zyrtare: Poloni – Sllovaki, Lewa përballë Skriniarit
Demokracia
17:00 | 14 Qershor 2021

Share:

Polonia dhe Sllovakia do ta zhvillojnë sot duelin e parë të Grupit E në Kampionatin Evropian “Euro2020”.

Polakët që janë një nga favoritët për ta kaluar grupin do t’iu duhet një trepikësh në këtë përballje ndaj Sllovakisë e cila gjithashtu ka synime të qarta në këtë Evropian, shkruan Demokracia.com.

Sulmuesi i rrezikshëm i Bayern Munich, Robert Lewandowski do të jetë në fushë nga minuta e parë për Poloninë.

Lewandowski do të ketë rival të fortë në mbrojtjen sllovake, yllin e Interit, Milan Skriniarin.

Kjo ndeshje starton nga ora 18:00 dhe dy trajnerët tashmë kanë shpalosur përbërjet zyrtare.

FORMACIONET ZYRTARE:

POLONIA: Szczesny, Benarek, Linetty, Lewandowski, Krychowiak, Rybus, Klich, Glik, Bereszynski, Zielinski, Jozwiak

SLLOVAKIA: Dubravka, Pekarik, Satka, Duda, Skriniar, Hubocan, Hamsik, Haraslin, Kucka, Mak, Hromada. /Demokracia.com

Të ngjashme