Kryendeshja e xhiros së 28-të në kampionatin elitar të futbollit italian ndërmjet Napolit dhe Milanit luhet sonte.
Stadiumi “Diego Armando Maradona” do të jetë vendtakimi i dy pretendentëve për titull të kampionit, shkruan Demokracia.com.
Napolitanët dhe “Rossonerët” ndajnë vendin e dytë me nga 57 pikë, një më pak se Interi që është lider.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani do ta nis takimin nga minuta e parë për nikoqirët.
Përballja ndërmjet dy kandidatëve për titull të kampionit nis nga ora 20:45.
FORMACIONET ZYRTARE:
NAPOLI: Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Fabian Ruiz, Lobotka; Politano, Zielinski, Insigne; Osimhen
MILAN: Maignan, Calabria, Tomori, Kalulu, Hernandez, Tonali, Bennacer, Messias, Kessie, Leao, Giroud. /Demokracia.com/