Sport
Formacionet zyrtare: Munishi e Daja vendosin për 11-shet startuese në derbin e javës
Demokracia
19:27 | 04 Shtator 2022

Share:

Prishtina dhe Ballkani e zhvillojnë sonte derbin e javës së pestë në kampionatin elitar të futbollit kosovar.

Stadiumi “Fadil Vokrri” hap dyert e përballjes që pritet të përcjellet nga mijëra shikues në shkallët e stadiumit, raporton Demokracia.com.

Ballkani konsiderohet favorit në “letër”, por që edhe Prishtina synon t’i gëzojë tifozët e saj në shtëpi.

Duke parë se pikët maksimale janë të domosdoshme, trajnerët Ismet Munishi dhe Ilir Daja kanë vendosur për 11-shet më të mira që kanë në dispozicion për këtë duel.

Përballja nis nga ora 20:00.

Formacionet zyrtare:

PRISHTINA: Nika, Mici, Pllana, Bytyqi, Useini, Gashi, En. Krasniqi, Hamiti, Pefqeli, Uka, Kryeziu.

BALLKANI: Frashëri, Kuç, Thaqi, Jashanica, Dellova, Thaqi, Emërllahu, Korenica, Gripshi, Krasniqi, Rrahmani./Demokracia.com/

Të ngjashme