Sport
Formacionet zyrtare: Milani kërkon hakmarrjen kundër Chelseat në “San Siro”
Demokracia
19:40 | 11 Tetor 2022

Share:

Milani dhe Chelsea kanë publikuar 11-shet me të cilat do ta nisin kryendeshjen e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Stadiumi “San Siro” në qytetin e modës mirëpret duelin e Grupit E mes Milanit dhe Chelseat, shkruan Demokracia.com.

“Rossonerët” synojnë hakmarrjen ndaj “Bluve” për disfatën e javës së kaluar 3:0 në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër.

Ballafaqimi mes Milanit dhe Chelseat zhvillohet nga ora 21:00.

Formacionet zyrtare:

Milan: Tatarusanu, Bennacer, Tonali, Giroud, Brahim Diaz, Leao, Hernandez, Kalulu, Tomori, Kruniq, Gabbia.

Chelsea: Arrizabalaga, Jorginho, Silva, Kovaqiq, Aubameyang, Chalobah, Sterling, Mount, Chilwell, James, Koulibaly./Demokracia.com/

Të ngjashme