Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së parë gjysmëfinale ndërmjet Manchester Cityt dhe Real Madridit.
Takimi i parë ndërmjet gjigantit anglez dhe atij spanjoll do të zhvillohet sonte në stadiumin “Etihad” me fillim nga ora 21:00, shkruan Demokracia.com.
“Qytetarët” synojnë triumfin para shikuesve të vetë në mënyrë që ta kenë më të lehtë ndeshjen e kthimit.
Në anën tjetër, “mbretërit” duan ta shfrytëzojnë formën jetësore të Karim Benzemas për të marrë rezultat pozitiv në Angli.
Duke parë rëndësinë e ndeshjes, dy trajnerët kanë vendosur për përbërjet më të mira që kanë në dispozicion.
FORMACIONET ZYRTARE:
MANCHESTER CITY: Ederson, Dias, Stones, Laporte, Zinchenko, De Bruyne, Rodri, Silva, Mahrez, Foden, Jesus.
REAL MADRID: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Benzema, Modriq, Valverde, Vinicius, Rodrygo, Mendy./Demokracia.com/