Sport
Formacionet zyrtare: Man United do fitore në “Old Trafford”, luan me Wolves
Demokracia
17:37 | 03 Janar 2022

Share:

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes ndërmjet Manchester Unitedit dhe Wolvesit.

Ndeshja e vlefshme për xhiron e 21-të kampionale në Premierligë do të zhvillohet sonte në “Old Trafford” me fillim nga ora 18:30, shkruan Demokracia.com.

“Djajtë e Kuq” synojnë të triumfojnë në këtë takim për të kaluar në renditje Tottenhamin që ndodhet në pozitën e gjashtë.

Wolvesi në anën tjetër vjen e motivuar pasi ndali me barazim pa gola Chelsean xhiron e kaluar.

Një orë para fillimit të përballjes dy trajnerët kanë bërë publike 11-set startuese.

Formacionet zyrtare:

MANCHESTER UNITED: De Gea, Jones, Ronaldo, Greenwood, Varane, Cavani, Shaw, Sancho, Wan-Bissaka, Matic, McTominay

WOLVES: Jose Sa, Semedo, Coady, Saiss, Marcal, Neves, Moutinho, Trincao, Jimenez, Podence. /Demokracia.com/

Të ngjashme