Sport
Formacionet zyrtare: Liverpooli vazhdon luftën për titull, pengesa e radhës Newcastle United
Demokracia
12:35 | 30 Prill 2022

Share:

Liverpooli do mundohet ta kalojë sot edhe pengesën e radhës në rrugëtimin drejt titullit të kampionit në Premierligë.

“Të Kuqtë” sot vizitojnë Newcastle United për ta zhvilluar ndeshjen e javës së 35-të në stadiumin “St.James Park”, shkruan Demokracia.com.

Newcastle United nuk pritet të jetë “kafshatë e lehtë” për të besuarit e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp. Nikoqirët gëzojnë formë të lartë, duke triumfuar në katër përballjet e fundit.

Liverpooli ka 79 pikë në pozitën e dytë, një më pak se City lider. Newcastle United ndodhet në pozitën e 9-të me 43 pikë.

Formacionet zyrtare:

Newcastle United: Dubravka, Krafth, Schar, Burn, Targett, Shelvey, Guiumars, Willock, Almiron, Joelinton, Allan Saint-Maximin.

Liverpool: Alisson, Gomez, Matip, Van Dijk, Robertson, Henderson, Milner, Keita, Mane, Diaz, Jota./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024