Kryendeshja e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve është në Torino të Italisë.
“Allianz Stadium” hap dyert për duelin mes Juventusit dhe Chelseat, e vlefshme për Grupin H në ligën më prestigjioze evropiane, shkruan Demokracia.com.
“Zonja e Vjetër” vjen pas fitores bindëse në Malmo, ndërsa synon që përmes triumfit sonte t’ia lehtësojë vetes punët për kalim më të lehtë të grupit.
Të njëjtin synim e kanë edhe të besuarit e trajnerit, Thomas Tuchel që gjithashtu kanë regjistruar fitore në xhiron e parë kundër Zenitit.
Dueli i zjarrtë në Torino fillon nga ora 21:00.
Formacionet zyrtare:
Juventus: Szczesny, De Ligt, Danilo, Cuadrado, Alex Sandro, Bonucci, Bernardeschi, Chiesa, Rabiot, Locatelli, Bentacur
Chelsea: Mendy, Rudiger, Alonso, Christensen, Jorginho, Thiago Silva, Kovaqiq, Lukaku, Ziyech, Azpilicueta, Havertz. /Demokracia.com