Juventusi do ta kërkojë fitoren e parë në xhiron e pestë në elitën e futbollit italian sonte kundër Spezias.
“Zonja e Vjetër” që regjistron fillimedicionin më të keq në 60 vitet e fundit do të futet me tërë “artilerinë” për t’u kthyer në Torino me triumf, shkruan Demokracia.com.
Spezia që fitoren e parë e arriti xhiron e kaluar ndaj Venezias, synon ta vazhdojë ritmin edhe kundër “Bianconerëve”.
Përballja mes Spezias dhe Juventusit luhet në stadiumin “Alberto Picco” dhe fillon nga ora 18:30.
Formacionet zyrtare:
Spezia: Zoet; Amian, Nikolaou, Hristov, Sergi Ferrer; Bastoni, Bourabia; Verde, Maggiore, Gyasi; Antiste
Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, De Sciglio; Chiesa, Bentancur, Rabiot, McKennie; Dybala, Kean. /Demokracia.com