Interi dëshiron ta harrojë sa më shpejt disfatën nga Real Madridi në xhiron e parë të Grupit D në Ligën e Kampionëve.
“Neurazzurët” fitoren në raundin e dytë e duan në Ukrainë, atje ku i pret Shakhtar Donetsk, shkruan Demokracia.com.
Edhe vendasit vijnë nga humbja kundër Sheriff Tiraspoli, andaj pritet të jetë një lojë e luftuar për fitore nga dy ekipet.
Ballafaqimi në “Olimpiyskiy Stadium” në Kiev fillon nga ora 18:45.
Formacionet zyrtare:
Shakhtar Donetsk: Pyatov; Dodo, Marlon, Stepnanko, Maycon, Solomon, Patrick, Matviyenko, Traore, Ismaily, Pedrinho
Inter: Handanovic; De Vrij, Bastoni, Skriniar; Dumfries, Barella, Vecino, Brozovic, DiMarco; Martinez, Dzeko. /Demokracia.com