Sport
Formacionet zyrtare: Interi me fitore merr lidershipin, luan në udhëtim te Bologna
Demokracia
19:10 | 27 Prill 2022

Share:

Bologna dhe Interi e zhvillojnë sonte ndeshjen e shtyrë të javës së 20-të në Serie A.

Stadiumi “Renato Dall’Ara” është vendtakim i dy skuadrave sonte me fillim nga ora 20:45, shkruan Demokracia.com.

Fitorja dhe pikët e plota janë të domosdoshme për “Neurazzurrët” në mënyrë që të rikthehen në vendin e parë kur kanë mbetur edhe disa javë drejt fundit.

Interi pa e zhvilluar këtë ndeshje të mbetur ka 72 pikë në vendin e dytë, dy më pak se Milani që zë vendin e parë. Bologna është stabile në pozitën e 13-të dhe ka grumbulluar 39 pikë në total.

Formacionet zyrtare:

Bologna: Skorupski; Soumaoro, Medel, Theate; De Silvestri, Svanberg, Schouten, Soriano, Hickey; Arnautovic, Barrow.

Inter: Radu, Skriniar, De Vrij, Dimarco, Dumfries, Barella, Brozoviq, Çalhanoglu, Perishiq, Lautaro, Correa./Demokracia.com/

Të ngjashme