Interin e pret një përballje jo edhe e lehtë sonte në kuadër të javës së 29-të në Serie A.
“Neurazzurët” janë mysafirë të Torinos sonte me fillim nga ora 20:45, shkruan Demokracia.com.
Skuadra nga qyteti i modës ka udhëtuar sonte në Torino me fitoren si të vetmin objektiv, ndërsa vendasit duan të befasojnë të besuarit e Simone Inzaghit.
Portieri shqiptar, Etrit Berisha dhe mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda do të startojnë për nikoqirët.
Një orë para përballjes trajnerët kanë vendosur për 11-shet startuese.
Formacionet zyrtare:
Torino: Berisha; Djidji, Bremer, Buongiorno; Singo, Lukic, Mandragora, Vojvoda; Pobega, Brekalo; Belotti
Inter: Handanoviq, Skriniar, Ranocchia, Bastoni, Darmain, Vecino, Barella, Çalhanoglu, Perisiq, Dzeko, Lautaro. /Demokracia.com/