Sport
Formacionet zyrtare, Inter-Lecce
Demokracia
17:12 | 05 Mars 2023

Share:

Pas humbjes së pa pritur kundër Bolonjës, Interi do të kërkojë të rikthehet te fitorja ndaj Lecces, skuadër me të cilën do të ballafaqohet sot me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Lufta për titull tashmë është një ëndërr e përfunduar, derisa “Neroazzurrët” po luftojnë për një vend që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, transmeton KosovaPress.

Skuadra e Simone Inzaghit është në vendin e tretë me 47 pikë, kurse rivali i tyre ka 27 pikë në vendin 15-të.

Këto janë formacionet zyrtare:

Inter: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Gosens; Lautaro Martinez, Dzeko

Lecce: Falcone; Gendrey, Umtiti, Tuia, Pezzella; Gonzalez, Hjulmand, Maleh; Strefezza, Ceesay, Di Francesco

Të ngjashme