Sport
Formacionet zyrtare: Gjilani dhe Ballkani në përballje direkte për titull
Demokracia
12:54 | 03 Prill 2022

Share:

Sot zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit në kuadër të xhiros së 27-të në BKT Superligën e Kosovë.

Vëmendja kryesore padyshim se do të jetë Gjilan, ku do të zhvillohet derbi i javës, shkruan Olle.

Interesant pritet të jetë edhe në ndeshjen tjetër e cila zhvillohet në Skenderaj.

Në Gjilan, ekipi me emrin e qytetit e pret liderin aktual, Ballkanin, në stadiumin e qytetit.

Ndërsa në Skenderaj, Drenica është nikoqire e rivalëve lokal, Feronikelit, në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu”.

“Ndeshja e titullit” fillon nga ora 13:30, ndërsa “derbi drenicas” nga ora 14:00.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi, Halili, Useini, Musolli, Hoxha, Sorsa, A.Keita, Dabiqaj, Progni, Kelmendi, Krasniqi.

Ballkani: Frasheri, Thaqi, Potoku, Dellova, Jashanica, Emërllahu, Gripshi, Korenica, Krasniqi, Hoxha, Baftiu.

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024