Ferizaj dhe Drita është dueli i radhës i xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra e inkuadruar këtë edicion në elitë, Ferizaj, ka për synim fitoren e parë në Superligë, ndërsa Drita të vazhdojë me fitore, shkruan Demokracia.com.
Stadiumi me bari sintetik në Ferizaj është vendtakim i dy skuadrave me ngjyrat “bardhekaltër” që nis nga ora 17:00.
Formacionet zyrtare:
Ferizaj: Rexhepi, Qerkini, Halili, Hasanaj, Hyseni, Berisha, Shabani, Sadriu, Haxhimusa, Fazliu, Ramadani.
Drita: Maloku, Krasniqi, Limani, Vitija, Blakqori, Namani, Broja, Baftiu, Kryeziu, Ajzeraj, Simonovski./Demokracia.com/