Sport
Formacionet zyrtare: Chelsea synon kalimin e grupit si lider, luan në Rusi te Zeniti
Demokracia
17:25 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Janë publikuar formacionet zyrtare të njërës nga ndeshjet hapëse të mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve midis Zeniti dhe Chelseas.

Stadiumi “Gazprom Arena” është vendtakimi i skuadrës ruse dhe kampionëve në fuqi të Evropës, shkruan Demokracia.com.

Chelseas i duhet vetëm fitorja, por me rezultat të lartë për të kaluar grupin nga vendi i parë, ngase çështjen e kualifikimit e ka mbyllur me kohë.

Në anën tjetër, Zeniti që nuk ka gjasa për kualifikim, ka siguruar vendin e tretë që siguron plasmanin në Ligën e Evropës.

Ndeshja ndërmjet Zenitit dhe Chelseas zhvillohet me fillim nga ora 18:45.

Formacionet zyrtare:

ZENIT: Kerzhakov, Santos, Barrios, Lovren, Azmoun, Wendel, Malcom, Claudinho, Kuzyaev, Karavaev, Rakitskyy.

CHELSEA: Kepa, Christensen, Lukaku, Werner, Saul Niguez, Barkley, Mount, Hudson-Odoi, James, Azpilicueta, Sarr. /Demokracia.com/

Të ngjashme