Sport
Formacionet zyrtare: Ballkani në kërkim të kualifikimit, Daja befason me rreshtimin
Demokracia
16:45 | 12 Korrik 2022

Share:

Zalgiris dhe Ballkani kanë publikuar formacionet zyrtare më shumë se një orë para fillimit të ndeshjes së kthimit.

Kampioni lituanez dhe ai kosovar do të sfidohen në ndeshjen e dytë në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve sonte me fillim nga ora 18:00, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka vendosur për rreshtimin 3-5-2.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Fadil Vokrri” ishte mbyllur baras 1-1, ndërsa sfida e sotme vendos se cila skuadër do shkoj tutje.

FORMACIONET ZYRTARE:

Zalgiris: Gertomans, Mikouliunas, Pavelic, Ljubisavljeviq, Mamiq, Kyeremeh, Gorobsov, Buff, Ourega, Oliveira, Milickoviq.

Ballkani: Frashëri, Thaqi, Dellova, Jashanica, Gripshi, Emërllahu, Kuc, Korenica, Thaqi, Berisha, Krasniqi./Demokracia.com/

Të ngjashme