Xhiro e 22-të në Superligan e Kosovës do të kompletohet sot me tri ndeshje jashtëzakonisht interesante.
Kampioni i Kosovës, Ballkani do të ballafaqohet me Dukagjinin dhe do të kërkojë fitore për t’u shmangur edhe më shumë nga Drita në luftën për titullin kampion pasi skuadra gjilanasve dje u mposht nga Ferizaj, transmeton lajmi.net.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Ndeshja derbi e ditës do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, aty ku Llapi e pret Prishtinën në një sfidë që premton spektakël.
Llapi ka 29 pikë në vendin e katërt, kurse Prishtina është e pesta me 27 sosh.
Ndeshja e tretë vë përballë Gjilanin me Trepçën 89’.
Që të gjitha ndeshjet startojnë nga ora 13:00.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell formacionet zyrtare.
Ballkani:
Dukagjini:
Gjilani:
Trepça ’89:
Llapi:
Prishtina: