Sport
Formacionet startuese: Liverpooli synon të kryej punën në ndeshjen e parë, luan me Benficën
Demokracia
19:55 | 05 Prill 2022

Share:

Liga e Kampionëve rikthehet sonte në program me ndeshjet e para të fazës çerekfinale.

Liverpooli i Jurgen Klopp do të sfidohet nga Benfica në Portugali në ndeshjen e parë, shkruan Demokracia.com.

Pavarësisht se Benfica është një skuadër e papërshtatur, “Të Kuqtë” synojnë të kryejnë punën në takimin e parë.

Përballja në “Estadio da Luz” në Lisbon nis nga ora 21:00.

Formacionet zyrtare:

Benfica: Vlachodimos, Gilberto, Grimaldo, Vertonghen, Everton, Nunez, Rafa Silva, Weigl, Otamendi, Taarabt, Ramos.

Liverpool: Alisson, Fabinho, Van Dijk, Konate, Thiago Alcantara, Keita, Mane, Salah, Luis Diaz, Robertson, Alexander-Arnold. /Demokracia.com/

Të ngjashme