Arsenali dhe Liverpooli kanë publikuar 11-shet me të cilat do të startojnë ndeshjen në derbin e javës.
Stadiumi “Emirates” në Londër mirëpret takimin që i takon xhiros së dhjetë në elitën e futbollit anglez, shkruan Demokracia.com.
“Topçinjtë” synojnë që me fitore të vazhdojnë ruajtjen e lidershipit. Arsenali ka 21 pikë në pozitën e dytë, dy më pak se City që ka një ndeshje më shumë.
Liverpooli në anën tjetër zë vendin e dhjetë me po aq pikë dhe për ta është e domosdoshme fitorja sot.
Granit Xhaka, mesfushori shqiptar do të luajë nga minuta e parë për londinezët.
Ndeshja mes dy rivalëve të vjetër të futbollit anglez nis nga ora 17:30.
Formacionet zyrtare:
Arsenal: Ramsdale, White, Saliba, Gabriel, Tomiyasu, Partey, Xhaka, Saka, Odegaard, Martinelli, Jesus.
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Tsimikas, Henderson, Thiago, Diaz, Salah, Jota, Nunez./Demokracia.com/