Sport
Formacionet e mundshme: Xavi pritet të përdorë gjithë “artilerinë” ndaj Frankfurtit
Demokracia
12:58 | 07 Prill 2022

Share:

Ndeshja më e spikatur e mbrëmjes në Ligën e Evropës është ajo mes Eintracht Frankfurtit dhe Barcelonës.

Sfida e parë e fazës çerekfinale në ligën e dytë më prestigjioze evropiane për klube luhet në Gjermani, kurse ajo e kthimit një javë më vonë në Spanjë.

Barcelona që po kalon formë të mirë nën drejtimin e Xavi Hernandez do të sfidohet nga Eintracht Frankfurti në udhëtim.

“Katalunasit” janë favorit për të kaluar tutje, por gjermanët synojnë befasinë.

Xavi Hernandez dëshiron të marrë me çdo kusht rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, andaj pritet të startojë me përbërje ofenzive.

Dembele, Torres e Aubameyang pritet t’i prijnë sulmit të “Blaugrana” sonte në mbrëmje.

Ballafaqimi në “Deutsche Bank Park” në Frankfurt luhet me fillim nga ora 21:00.

Formacionet e mundshme:

Eintracht Frankfurt: Trapp, Tuta, Hinteregger, N’Dicka; Kostiq, Knauff, Soë, Jakiq, Kamada, Borre, Lindstroem.

Barcelona: Ter Stegen; Araujo, Pique, Garcia, Alba; De Jong, Busquets, Pedri; Dembele, Aubameyang, Torres./Demokracia.com/

Të ngjashme