Sport
Formacionet bazë: Gjermania sfidohet nga Armenia
Demokracia
17:27 | 14 Nëntor 2021

Share:

Gjermania e mbyll sonte ciklin kualifikues të Kupës së Botës “Katar 2022” në Grupin J.

“Pancerët” përballen me Kombëtaren e Armenisë në udhëtim, shkruan Demokracia.com.

Gjermanët këtë ndeshje e luajnë vetëm për “statistika”, ngase çështjen e kualifikimit në Botëror e kanë zgjidhur kohë më parë.

Edhe armenët i kanë humbur shanset për kalim në “Katar2022”, megjithatë duan pikë të plota për t’i barazuar me vendin e dytë.

Ndeshja ndërmjet Armenisë dhe Gjermanisë nis nga ora 18:00.

Formacionet zytare:

Armeni: Buchnev; Tertayan, Haroyan, Calisir, Voskanyan; Bayramyan, Udo, Spertsyan, Margaryan, Mkharyan, Adamyan

Gjermani: Ter Stegen; Tah, Kehrer, Ginter; Gundogan, Raum, Sane, Hofmann, Neuhaus; Muller, Havertz. /Demokracia.com

Të ngjashme