Lajme
“Forja” e Ramës për Kurtin në fund të konferencës: Ky e vëzhgon nga Prishtina Kinën, e jo më Ohrin
Demokracia
16:45 | 20 Qershor 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fund të konferencës së përbashkët me Kurtin, lëshoi një batutë pasi ky i fundit u pyet se a mendon të marrë pjesë si vëzhgues në takimin e ardhshëm të “Ballkanit të Hapur”.

Ai tha që “po qe për vëzhgues, Kurti vëzhgon nga Prishtina Kinën, e jo më Ohrin”.

Ndërsa Kurti tha se do të kishte kuptim që të përgjigjej nëse do të ishte në Ohër, ndërsa nga Prishtina ai bëri një përshëndetje me portin e Durrësit, portin e thatë të Prishtinës dhe hekurudhën.

“Unë po të isha në Ohër për vëzhgim, do të kishte kuptim që të përgjigjesha, ndërkaq këtu nga Prishtina pas mbledhjes së tetë mes dy qeverive, unë mund të iu përshëndes më shprehjen porti i ri i Durrësit, porti i thatë i Prishtinës, hekurudha në mes”, u përgjigj Kurti.

Konkluzionet e Kurtit pas ditës me Ramën: Nuk duhet ta matim suksesin me njëri-tjetrin

Të ngjashme