OpEd
Foreign Affairs: Perëndimi s’duhet të lejojë që Serbia dhe Kroacia ta trajtojnë Bosnjën si Putini Ukrainën
Demokracia
16:58 | 19 Maj 2022

Share:

“Perëndimi ka pasur mjetet e nevojshme për të parandaluar destabilitetin dhe dhunën në Ballkan, por fuqitë perëndimore e kanë lënë Bosnje-Hercegovinë në regres drejt destabiltetit derisa nacionalizmi rritet në Serbi dhe Kroaci, ku këto dy vende e trajtojnë BeH-në si Putini Ukrainën”, ka shkruar gazeta amerikane Foreign Affairs.

Sulmi i Presidentit të Rusisë në Ukrainë vjen në një kohë kur tensionet në Ballkanin Perëndimor kanë arritur në një nivel tensione dhe pasigurie të paparë në dekada e raportoi Dnevnik.hr analizën e Foreign Affairs.

“Nacionalizmi etnik kërcënon të destabilizojë përsëri rajonin dhe liderët politikë po manovrojnë me frikën më të keqe të publikut”, thuhet në artikull.

Duke u mbështetur në një grusht “etnokratësh”, BE dhe ShBA kanë lënë rajonin në një rrugë të rrezikshme, e cila mund të përfundojë në një rishkrim kufijsh në rajon dhe në shpërbërje të Bosnjes, shkruajnë analistët politikë ndërkombëtar, Kurt Bassuener dhe Toby Vogel.

Sidoqoftë, nuk është tepër vonë, sipas tyre, që ShBA dhe BE të ndërrojnë kursin e veprimeve dhe të parandalojnë shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka shtënë nën kontroll tërë mediat dhe është duke nxitur parehati në pjesë të Kosovës, dhe bashkëpunëtori i tij në BeH, Millorad Dodik, është në favor të shkëputjes së një pjese të shtetit.

Një aleancë e tillë edhe mes qeverisë kroate dhe politikanit kroat në Bosnje, Dragan Çoviç, për të cilin konstatohet se po kontribuon në ndarjen e mëtejme etnike në BeH.

“Rusia ka luajtur rolin e saj në këto ngjarje. Putin ka inkurajuar separatizmin, me qëllimin e krijimin e përçarjeve të kufijve të Perëndimit. Rusia në mënyrë aktive për vite të tëra ka synuar të parandalojë dhe të pengojë aspiratat e Bosnjes për anëtarësim në BE dhe NATO, duke deklaruar se lëvizje të tilla përbëjnë provokim”, thuhet mes tjerash në analizën e Foreign Affairs.

Ajo që është më shqetësuese, siç theksojnë ata, është se këta udhëheqës janë shpesh të njëjtët njerëz që BE dhe Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë si partnerë të tyre në zhvillimin demokratik dhe ekonomik të BeH.

Dhe gjërat nuk duhej të zhvilloheshin në këtë mënyrë, duke qenë se Marrëveshja e Dejtonit i dha Perëndimit mjetet e nevojshme për të parandaluar destabilitetin dhe dhunën, por ato nuk janë përdorur për vite me radhë.

“Tani, lufta në Ukrainë përfaqëson një mundësi për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj që të rikalibrojnë qasjen e tyre të vonuar prej kohësh ndaj BeH. Perëndimi është bashkuar në përgjigje ndaj agresionit rus,” thanë autorët, të cilët besojnë se “e njëjta energji dhe vëmendje duhet të zbatohet në Ballkan”.

Të ngjashme
OpEd • 19 Prill 2024